Partizani në “rënie të lirë”! Të kuqtë pësojnë humbjen e radhës, i mund Skënderbeun në shtëpi 0-2

Partizani-Skënderbeu 0-2(Shënues: Ennur Totre 56’, Dejvid Janaqi 89’)

Nuk ka fund kriza e Partizanit dhe duket se edhe trajneri i ri Mislav Karoglan nuk po e gjen dot kurën për të shëruar skuadrën e kuqe. Partizani mundet 2-0 nga Skënderbeu në Vorë, pëson humbjen e 5-të radhazi në kampionat dhe mbetet në vendin e fundit në tabelën e klasifikimit me vetëm 4 pikë të grumbulluara pas 8 javësh kampionat.

Sfida e transmetuar drejtpërdrejt në RTSH Sport është vendosur në pjesën e dytë, me korçarët që kanë shënuar fillimisht me Totre nga pika e bardhë e penalltisë dhe më pas me Janaqin në fundit e ndeshjes.

Partizani është më kërkues në pjesën e parë, por nuk arrin të finalizojë rastet e krijuara. Në pjesën e dytë korçarët fitojnë një 11-metërsh, që kthehet në gol nga Totre. Në minutat e fundit është Janaqi, ai që shënon golin e dytë për korçarët, që vulos fatin e kësaj ndeshjeje.

Skënderbeu fiton 2-0 dhe ngjitet në kuotën e 9 pikëve në klasifikim, ndërsa Partizani mbetet në vendin e fundit me 4 pikë.

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe