Ballina Futboll Orges Shehi, trajneri i ri i Tiranës. Debutimi, të premten në “Loro...

Orges Shehi, trajneri i ri i Tiranës. Debutimi, të premten në “Loro Boriçi” përballë Vllaznisë për javën e 26-të të Superiores

Në krye të Tiranës është rikthyer një emër i njohur për familjen bardheblu. Ai është Orges Shehi, i cili zëvendëson Ardian Nuhiu, i cili pas humbja të së dielës në shtëpi me Teutën, ka mbyllur me mirëkuptim bashkëpuniin me drejtuesit e Tiranës.

Njoftimi i klubit:

Klubi i Futbollit Tirana njofton se bashkëpunimi me trajnerin Ardian Nuhiu është ndërprerë në mënyrë konsensuale.

KF Tirana shpreh falënderimet më të sinqerta për trajnerin Ardian Nuhiu për kontributin, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë drejtimit të skuadrës sonë.

Gjatë bashkëpunimit, ai ka dhënë maksimumin për ngjyrat bardheblu, duke punuar me pasion, korrektësi dhe respekt për klubin dhe tifozët tanë. I urojmë suksese në karrierën e tij profesionale.

Burime zyrtare nga klubi bardheblu bëjnë të ditur se drejtimin e skuadrës do ta marrë Orges Shehi.

Tekniku i ri Shehi, stërvitjen e parë zyrtare me Tiranën do ta bëjë të martën, ndërkohë që debutimi zyrtar në pankinë do të jetë mbrëmjen e së premtes në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës për klasiken Vllaznia-Tiranë, e vlefshme për javën e 26-të të Superiores.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu