Stadiumi “Loro Boriçi” i Shkodrës, “Air Albania”, “Arena e Demave” dhe “Elbasan Arena” janë katër stadiumit që UEFA në bashkëpunim me FSHF-në ka planikuar të luhen finalet e Kampionatit Europian U21, ndeshjet e cilit organizohen në qershorin e vitit të ardhshëm.
Për këtë, një përfaqësi e zgjeruar e UEFA-s së bashku me inspektoret e Federatës Shqiptare të Futbollit, inspektuan mjediset e stadiumit “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Inspektoret me fjale, kane vezhguar nga afer mjediset e brendshne dhe te jashtme te stadiumit “Loro Boriçi”. Me pas jane ndalur edhe tek pallati i sportit “Qazim Dervishi”, ambient i cili mund te shfrytezohet per stervitje nga ekipet e huaja, nderkohe qe kane patur takin edhe me perfaqesues te policise, si dhe ato te mjekesise.
Në një prononcim dhënë për Veriu Sport, Evia Kumria, përfaqësuese e FSHF-së, drejtuese e projektit për inspektimin e stadiumeve shqiptare në prag të organizimit të ndeshjeve zyrtare të Europiajit U-21 të planifikuara për qershorin e ardhshëm të vitit 2027, u shpreh pozitrivisht për kushtet që disponon impianti i stadiumit “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Ky është inspektimi i dytë që insticioni ndërkombetar i futbollit bën në stadiumin e Shkodrës, ndërkohë, që një testim final do të jetë në muajt e ardhshëm.
(Video) Pamje nga inspektimi i UEFA-FSHF të stadiumit “Loro Boriçi” si dhe prononcimin e përfaqësueses së FSHF-së, Evia Kumria, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.



