Ballina Futboll Vllaznia përmbys Tirana 3-1 në “Loro Boriçi”

Vllaznia përmbys Tirana 3-1 në “Loro Boriçi”

Vllaznia ka marrë një fitore të rëndësishme me përmbysje në shtëpi përballë Tiranës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të “Abissnet Superiore”. Klasikja e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të kuqebluve.

Takimi nisi më mirë për bardheblutë, të cilët administruan lojën në minutat e para dhe u shpërblyen në të 25-ën. Redon Xhixha shfrytëzoi një moment të mirë në zonë dhe mposhti portierin vendas, duke kaluar Tiranën në avantazh dhe duke heshtur përkohësisht “Loro Boriçin”. Por reagimi i kuqebluve ishte i menjëhershëm. Vetëm gjashtë minuta më vonë, Bismark riktheu baraspeshën, duke finalizuar saktë dhe duke rihapur plotësisht sfidën.

Në fraksionin e dytë, Vllaznia rriti intensitetin dhe mori kontrollin e lojës. Presioni i vazhdueshëm solli edhe përmbysjen, fillimisht me një autogol të Cortes, që i dha epërsinë vendasve. Në minutat në vijim, Tirana tentoi të reagojë, por pa konkretizim. Goditjen përfundimtare e dha kapiteni Bekim Balaj, i cili nga pika e bardhë e penalltisë tregoi qetësi maksimale, duke vulosur shifrat në 3-1 mes festës së tifozëve shkodranë.

Me këtë fitore, Vllaznia ngjitet në kuotën e 51 pikëve dhe vazhdon e vetme në krye të renditjes pas 26 javësh. Situatë e vështirë për Tiranën, që mbetet në vendin e nëntë me vetëm 21 pikë, duke e bërë gjithnjë e më të ndërlikuar objektivin për mbijetesë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu