Cristiano Ronaldo ka lënë Arabinë Saudite dhe ka fluturuar drejt Spanjës pas sulmit iranian të ambasadës së SHBA-ve në Riad. Lajmi që vjen nga Madridi nuk ka konfirmime zyrtare, por bazohet në faktin se avioni privat i portugezit të Al Nassr është nisur nga aeroporti i Riadit dhe është ulur në Madrid-Barajas. Nuk është e qartë, nëse brenda avionit ishte CR7 bashkë me Georgina-n dhe 5 fëmijët.
E vetmja gjë e sigurt për momentin është se avioni privat (LX-GOL/SVW7B, Bombardier Global Express, me vlerë 70 milionë euro) ka fluturuar nga Riad drejt Madridit, ku ndodhet aktualisht.
Hipoteza është se 41-vjeçari dje është stërvitur në palestër gjatë paradites dhe më pas është nisur drejt Europës.
Avioni i Cristiano Ronaldo ka leje për fluturime të gjata dhe mund të mbajë në bord deri në 19 persona. Së fundi është përdorur nga Georgina për të shkuar në Milano, në javën e modës.


