Ballina Ekipet Kombëtare (Video) Botërori 2027 për vajza/ Kombëtarja nis përgatitjet për Çekinë

(Video) Botërori 2027 për vajza/ Kombëtarja nis përgatitjet për Çekinë

Pas suksesit të rëndësishëm në transfertë ndaj Malit të Zi, Kombëtarja e vajzave është rikthyer sot në fushë për të nisur përgatitjet në prag të ndeshjes së dytë kualifikuese për Botërorin 2027, ndaj Çekisë.

Futbollistet që u aktivizuan në takimin e djeshëm qëndruan pushim nga puna me grupin, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës zbriti në fushë duke zhvilluar një seancë të rregullt stërvitore.

E gjithë skuadra paraqitet në gjendje shumë të mirë fizike dhe nesër i gjithë grupi do të jetë i plotë në stërvitje në vijim të përgatitjeve për sfidën e radhës.

Ndeshja Shqipëri – Çeki, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2027, do të luhet të shtunën, në orën 18:00, në stadiumin “Loro Boriçi”. Hyrja për tifozët do të jetë falas, ndërsa takimi do të transmetohet drejtpërdrejt në FSHF Tv.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu