Ballina Uncategorized Kategoria e Parë-Sot, java e 25-të, të gjitha ndeshjet luhen të gjitha...

Kategoria e Parë-Sot, java e 25-të, të gjitha ndeshjet luhen të gjitha në orën 14:00

Java e 25-të e kampionatit të Kategorisë së Parë do të luhet e gjitha ditën e sotme,ndërsa do të luhen të gjitha në orën 14:00.

Skënderbeu do të përballet me Lushnjen në stadiumin “Skënderbeu”,ndërsa Laçi pret në shtëpi Apoloninë.

Në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” Pogradeci do të luaj ndaj Korabit,ndërsa Kastrioti do të përballet me Besën në stadiumin “Redi Maloku”.

Në “Liri Ballabani” Burreli pret Ilirinë,ndërsa në stadiumin “Kukës Arena” Kukësi do të luaj ndaj Luftëtarit.

Gara në kampionatin e Kategorisë së Parë po bëhet gjithnjë e më e fortë,ku diferenca mes kryesuesit Skënderbeu dhe vendit të dytë Laçi është vetëm tre pikë.

Po ashtu shumë interesante është edhe lufta për mbijetesë ku dy vendet e fundit,Kukësi dhe Luftëtari do të kenë një përballje direkte që mund të vendosë shumë për fatin e tyre këtë sezon.

Fatos LAMAJ

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu