Ballina Futboll Bellaj: “Duhet të shkojmë në ndonjë kishë apo xhami se është fati...

Bellaj: “Duhet të shkojmë në ndonjë kishë apo xhami se është fati që nuk po na ndjek!” Tekniku i Vorës, komenton shpërdorimin e shumë rasteve dhe pësimin e golit dy minuta nga humbi i ndeshjes

Prononcimi i trajnerit të Vorës, Arjan Bellaj, pas ndeshjes, Bylis-Vora, 1-0

“Duhet të bëjmë diçka me këto minutat e fundit, punojmë më shumë nga ana psikologjike që të mbajmë të përqendruar futbollistët. Por duhet të shkojmë në ndonjë kishë apo xhami se është fati që nuk po na ndjek. Kishim rastet tona, mbajtje topi me gjuajtjet e Kasalles, me Ajo, me një pasim të Kashart. Krijuam raste që duhej të shënonim gol, kur nuk shënojmë e pësojmë gjithmonë në fund. Ngushëllohemi duke mbajtur një vesh te ndeshjet tona e te rezultatet e të tjerëve. I kemi mundësitë, do kemi kthimet e Hases, Karricës e Dalipit e do jetë ekipi në këtë fazë si e kemi filluar e sidomos në ndeshjet e para që është kampionati për ne.

Kishim probleme nga krahu i majtë, mundohemi të futim Prengën të na ndihmojë, me topin është shumë mirë, ka probleme në fazën mbrojtëse. Disa herë ndihmoi Gecin, por nuk ka fuqi, kur Barjamaj kërkoi ndërrim, aty humbasim. Është problem se është mendja e mesfushës tonë, si në fazën mbrojtëse, ashtu edhe në atë sulmuese.

Prengaj duke lidhur këpucët? Në minutat e fundit nuk ka kohë, edhe të kesh kokën e çarë duhet të futesh në lojë e të bësh atë që duhet. Do i shohim e do bëjmë analizë, ishte si në ndeshjen e parë kur doli Repaj dhe nuk duhej. Edhe ky moment, sa herë bëjmë gabim individual e pësojmë, është njëlloj si me Dinamon që pësuam golin në pozicionin e Repajt.

Unë jam i përqendruar ku është topi, besoj se ishim të mbushur në zonë. Por gjithmonë neglizhenca, nuk mbyllen në kohën e duhur… Nuk e kam parë ende golin por zonën e kishim të mbushur e nuk lejohet të hamë gola se duhet të sulmojmë topin”, tha Bellaj për RTSH pas ndeshjes.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu