Egnatia – Teuta dhe Dinamo City – Partizani, mbyllin sot javën e 27-të të Abissnet Superiore”. Që të dy ndeshjet janë planifikuar të luhen në të njëjtën orë, atë 19:00.
Egnatia e vendit të tretë me 46 pikë do të presë Teutën e vendit të tetë me 34 pikë, ndeshje e cila do të luhet në stadiumin “Arena Egnatia”, në një përballje të fortë që pritet të sjellë spektakël.
Sfida tjetër që kemi të bëjmë me derbin e kryeqytetit Dinamo City – Partizani, do të luhet në stadiumin “Air Albania” ku pritet një luftë e fortë sportive, edhe për faktin sepse të dyja skuadrat janë me pikë të barabarta, nga 39 të tilal duke qënë në një luftë direkte për vendin e katërt që i çon në fazën finale, “Final 4”.
Ndërkohë, java e 27-të nisi ditën e djeshme me tre duelet e para: Bylis – FK Vora, Tirana – AF Elbasani, Flamurtari – Vllaznia.
Në dy ndeshjet e para që u luajtën në orën 15:00, Bylis – Vora dhe Tirana – AF Elbasani u mbyllën me fitoret e ekipeve të Bylisit dhe Elbasanit me rezultatin 1-0.
Ndërsa, dueli i luajtur mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës, mes Flkamurtarit vendas dhe Vllaznisë mysafire u mbyll me fitoren e vendasve me rezultatin 1 me 0 me gol të shënuar nga Alessandro Bolzan në minutën e 35-të të pjesës së pare.
Kalendari i Javës së 27-të Abissnet Superiore:
Dje
Bylis – FK Vora, 1-0
Tirana – AF Elbasani, 0-1
Flamurtari – Vllaznia, 1-0
Sot
Egnatia – Teuta(19:00), “Arena Egnatia”
Dinamo City – Partizani(19:00), “Air Albania”


