Pas zhvillimit të ndeshjeve të javës së 25-të në kampionatin Kategoria e Parë, trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të kësaj jave, bazuar në paraqitjet e futbollistëve në takimet e luajtura.

Formacioni më i mirë i javës është zgjedhur sipas skemës 1-4-2-3-1.
Në portë është përzgjedhur Skander Tahri (AF Luftëtari).
Në repartin e mbrojtjes bëjnë pjesë Klevsi Shaqe (Skënderbeu), Ali Samake (Pogradeci), Brajan Selmani (Iliria) dhe Kosta Vangjeli (Skënderbeu).
Dy mesfushorët e qendrës janë Oresti Kasmollari (Kastrioti) dhe Ildi Xhakaj (Burreli), ndërsa në mbështetje të sulmit janë përzgjedhur Matheus Alisson (Kukësi), Olsi Myrta (Laçi) dhe Ledjo Tresa (Laçi).
Në majën e sulmit është Godsëill Chinëendu (Besa).
Trajneri më i mirë i javës së 25-të është përzgjedhur Gugash Magani (Besa), pas fitores 3-2 që skuadra e tij arriti në transfertë ndaj Kastriotit.



