Ballina Futboll Tirana – Bylis(15:00) dhe Flamurtari – AF Elbasani(18:00), dy duelet e sotme...

Tirana – Bylis(15:00) dhe Flamurtari – AF Elbasani(18:00), dy duelet e sotme të Abissnet Superiore

E nisur dje me superduelin e mbrëmjes Egnatia – Vllaznia, takim i luajtur në “Arena Egnatia” prej orës 19:00 dhe imbyllur në barazim, 0-0, java e 28-të e kampionatit “Abissnet Superiore” vijon sot(e shtunë) me dy ndeshjet e tjera.

Tirana, që mban vendin e fundit në renditje, do të presë Bylisin në stadiumin “Selman Stërmasi”, në orën 15:00. Një përballje direkte për mbijetesën, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë pikët maksimale.

Po sot, në orën 18:00, në stadiumin “Flamurtari” do të luhet sfida Flamurtari – AF Elbasani. Një ndeshje e rëndësishme mes dy ekipeve që synojnë fitoren, Flamurtari për objektivin e mbijetesës, ndërsa AF Elbasani për t’u afruar me kreun e renditjes.

Java e 28-të do të mbyllet të dielën me dy përballjet e fundit. Në orën 15:00, në stadiumin “Vora”, do të zhvillohet ndeshja Vora – Partizani, ndërsa në mbrëmje, në orën 18:00, në stadiumin “Air Albania”, Dinamo City do të përballet me Teutën.

Kalendari i javës së 28-të Abissnet Superiore:

Dje

Egnatia – Vllaznia, 0-0

Sot

Tirana – Bylis, ora 15:00, “Selman Stërmasi”

Flamurtari – AF Elbasani,  ora 18:00, “Flamurtari”

Nesër

FK Vora – Partizani, 15.03.2026, ora 15:00, “KF Vora”

Dinamo City – Teuta, 15.03.2026, ora 18:00, “Air Albania”

Fatos LAMAJ

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu