Kombëtarja U-21 do të luajë një ndeshje miqësore kundër përfaqësueses së Uzbekistanit, si pjesë e përgatitjeve për Kampionatin Europian U-21 2027.

Kuqezinjtë do të nisin përgatitjet nga e diela në Antalia të Turqisë, aty ku do të luhet edhe ky takim miqësor. Në kuadër të kësaj përballjeje, trajneri Alban Bushi ka grumbulluar 24 lojtarë.
Gjashtë futbollistët të cilët vijnë për herë të parë në ekipin e Shpresave janë: Skander Tahri, Ammar Asani, Ergis Arifi, Benjamin Dibrani, Eron Gojani dhe Olsi Myrta.
Lista e plotë:
Portierë: Giulio Veliaj, Aron Jukaj, Endri Dema, Skander Tahri
Mbrojtës: Enes Osmani, Fabjan Përndreca, Arlind Kurti, Gabriel Ramaj, Adi Kurti, Elton Fikaj, Ervin Bashi, Aurel Marku, Diar Vokrri
Mesfushorë: Ammar Asani, Ergis Arifi, Benjamin Dibrani, Feta Fetai, Aidon Shehu, Etnik Brruti
Sulmues: Kevin Dodaj, Erald Maksuti, Eron Gojani, Olsi Myrta, Rrok Toma, Ermir Rashica.
Ndeshja Shqipëri – Uzbekistan do të luhet më 30 mars në Antalia, në ora 14:30. Kjo miqësore do të transmetohet live në FSHF Tv.



