Ballina Futboll Dëmtimi në ndeshjen me Vorën, operohet sulmuesi i Partizanit, David Fadairo....

Dëmtimi në ndeshjen me Vorën, operohet sulmuesi i Partizanit, David Fadairo. Stafi dhe kolegët e skuadrës i japin kurajo për rikthim të shpejtë në fushën e lojës

Partizani njofton se sulmuesi David Fadairo ka kryer me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale në dorën e majtë, pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e kampionatit ndaj Vorës.

“David Fadairo kryen me sukses operacionin, pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e kampionatit ndaj Vorës. Sulmuesi ynë iu nënshtrua sot një ndërhyrjeje kirurgjikale në dorën e majtë në ambientet e Spitalit Amerikan 3, ku u vizitua edhe nga stafi ekipit dhe shokët e skuadrës.

Së shpejti 25-vjeçari do të nis edhe fazën e rehabilitimit me një program të detajuar dhe monitoruar nga stafi mjekësor i ekipit.

FK Partizani i uron David Fadairos rikthim sa më të shpejtë në fushën e lojës”, shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu