Talenti shkodran i atletikës Franko Burraj, dhe padyshim më i miri i atletikës shqiptare, është i vetmi përfaqësues i Shqipërisë në Kampionatin Botëror të atletikës për sallat e mbyllura, i cili zhvillohet në Torun të Polonisë nga datë 20 deri më 22 mars 2026.
I shoqëruar nga trajneri i tij Bruno Rrotani dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Izmir Smajlaj, sipas programit të botërorit, konkurimin e tij do ta ketë më datë 21 mars në garën e tij të preferuar, atë të vrapimit 400 metra, ku mban rekordin kombëtar, por që në botërorin e Polonisë, synon ta përmirësojë në një kohë më të mirë.
Përpara nisjes drejt Polonisë, Burraj, i cili vjen në këtë Botëror të 2026-tës, pas suksesit të regjistruar në dy veprimtaritë e para ndërkombëtare, fillimisht në Mitingun e Bullgarisë dhe më pas në Ballkaniadën e Beogradit, dha një prononcim për Veriu Sport, duke u shprehur optimist për një paraqitje sa më dinjitoze, ku primare është përmirësimi i rekordit kombëtar në 400 m që mbahet po prej tij.
(Video) Prononcimin e plotë të atletit shkodran, Franko Burraj, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU


