Vllaznia-Dinamo, është përballja e javës së 29-të të kampionatit “Abissnet Superiore”. Dueli në fjalë është planifikuar të luhet të shtunën në stadiumin “Loro Boriçi” prej orës 18:00. I përzgjedhur nga kampi kuqeblu për konferencën e shtypit të pragndeshjes, Erdenis Gurishta, shprehet optimist për një rezultat pozitiv në këtë sfidë.
Ndër të tjera, ai vlerëson Dinamon si një ekip me kualitet, pavarësisht se gjatë javëve të fundit po kalon një moment jo të mirë, por që Vllaznia e ka detyrim tre pikëshin.
Më tej, Gurishta konfirmon se e ka lënë pas dëmtim disa javor, dhe tashmë gati për skuadrën.
Gurishta komenton edhe situatën e ndeshjes së fundit në transfertë me Egnatian.
Ndërkohë, edhe përballjet Vllaznia-Dinamo, janë shoqëruar me jo pak polemika, por që për Gurishtën, kuqeblutë janë ta karikaur për fitore.
Duke përfshirë edhe ndeshjen e së shtunës, Vllaznia-Dinamo, do të përballen tre herë, së bashku me dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.
Dhe, në mbyllje, Gurishta, premton fitore ndaj Dinamos, si një dhuratë më shumë për tifozët shkodranë me rastin e festës së Bajramit.
(Video) Prononcimin e plotë të futbollistit kuqeblu, Erdenis Gurishta, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.


