Mbyllet në barazim 2-2 ndeshja Teuta-Partizani në “Niko Dovana”, mes dy skuadrave që pretendojnë një vend në “Final 4”.
Ka qenë e bukur dhe emocionuese sfida e luajtur në Durrës, ku kishte një prani të madhe tifozësh në stadium. Partizani kalon në avantazh me Skukën, por Teuta barazon me Zogos. Sapo fillon pjesa e dytë, durrsakët kalojnë në avantazh sërish me Zogos që gjen rrugën e rrjetës, por kryeqytetasit kundërpërgjigjen me Bytyçin, që shënon golin e barazimit pak minuta më vonë.
Pavarësisht përpjekjeve nga të dy kampet, asnjë nga skuadrat nuk arrin që të gjejë rrugën e rrjetës në minutat e mbetura.
Mbyllet në barazim 2-2 sfida në “Niko Dovana” me dy skuadrat që ndajnë nga një pikë. Partizani ngjitet në kuotën e 44 pikë dhe ruan në 6 pikë diferencën me Teutën, që tashmë ka 38 pikë në klasifikim.


