Sunday, March 22, 2026

Fitoi ndaj rivalit direkt të mbijeteses, trajneri i Tiranës Shehi, i kënaqur me skuadrën: Mendoj se jemi në rrugën e duhur!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Prononcimi i trajnerit të Tiranës, Orges Shehi, pas ndeshjes, Tirana-Vora 3-0

“Kjo është pjesë e vazhdimësisë. Luajtëm ndaj kundërshtarëve direkt në renditje. Fitorja është e rëndësishme për vazhdimësinë.

Unë mendoj që jemi në rrugën e duhur, nuk duhet të personifikojmë njerëz, aq më tepër veten. Skuadra ka qasje tjetër dhe konfigurim ndryshe. Dhe brenda ndeshjes ka shumë ndeshje, sa i përket situatave dhe mënyra si i interpretojmë. Mendoj se është e meritë e të gjithë djemve, që janë të vëmendshme dhe kanë dëshirë me uri për të shkuar te rezultati pozitiv.

Kërkonim të krijonim dendësi, duke futur Kobiljarin nga linjat anësore. Kërkonim dendësi, por edhe marrja e masave të tranzicionit me dy ekranë si Patriku dhe Rafa, sepse Vora është shumë e fortë në tranzicionet pozitive. Nuk shkoi çdo gjë vaj. Kërkonim të krijonim çifte në krah, me Ndong dhe Kobin. Gjatë ndeshjes ka problematike. Meritojnë komplimente çunat, gjendja fizike e çunave nuk është e duhur. Sidomos Alvarez, që kishte mënyrë loje për t’u pasur zili. Jemi munduar të menaxhojmë lojën për shkak të gjendjes së lojtarëve. Xhixha dhe Tabeku pothuajse nuk kanë bërë stërvitje fare, por sakrifikuan për skuadrën. Në fund duhet të mendosh edhe për të mbrojtur rezultatin, por edhe siguri në mbrojtje duke u rreshtuar me 5.

Me ndërrimet e Vorës, ne duhet të merrnim masat për të shtuar shtatlartësinë. Ndërrimet janë në varësi të situatave të lojës. Menduam në bllok të mesëm në pjesën e dytë, edhe për shkak të anës fizike se ishim 4-4-2 në vendosjen fillestar. Për të ruajtur edhe Mehmetin që është djal i ri, kohën e presionit nuk e ka të mirë dhe pastaj vuan gjithë skuadra. Dhe për të qenë afër Kobiljarit se pjesën e parë vuajtëm pak me Bardhin.

Kishim dy ekranë, por edhe pothuajse dy numra 10. Jo gjithmonë funksionoi, por me Alvarez dhe Kobiljar kërkuam diagonalet dhe me këmbën e kundërt, për të ndërruar mënyrën e lojës.

Gjithmonë anësorin e krahut të kundërt zhvendoset nga qendra. Tabeku ka sakrifikuar shumë se gjithë kohës pa stërvitje, por edhe në fazën mbrojtëse duke ardhur te zona e 16 metrave.

Ndërrimi i Xhixhës? Për shkak të gjendjes fizike, Xhixha ka luajtur me injeksione. U fut si lider i vërtetë, zgjidhi ndeshjen. Që të mos vuante dhe të mos shtonte dëmtimin, mendova ta zëvendësoja. Duke marrë edhe masat në mbrojtje. Idea që ta ruanim, meriton komplimente se e bëri punën e vet”, u shpreh Shehi për “RTSH”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img