Për Qazim Laçin kualifikimi në Botëror nuk ka një çmim. Vlen aq shumë sa është gati që ta ndërrojë me golin që shënoi në “Euro 2026”. Mesfushori kuqezi ishte sot përballë gazetarëve për të komentuar vigjiljen e ndeshjes së madhe me Poloninë.
Çfarë qasje duhet të kemi kundër Polonisë, të presim apo të jemi agresiv që në fillim?
Do jetë një ndeshje shumë e vështirë. Polakët kanë lojtar me shumë cilësi. Në fillim, epiqendra do jetë mesfusha, sa të stabilizohet loja. E dimë se do jetë vetëm një ndeshje. Nga minuat e parë duhet të futemi për të fituar dhe mbaruar ndeshjen sa më shpejtë. Në këtë mënyrë do sulmojmë.
Çfarë mund të bëjmë ndryshe nga humbja e fundit në Varshavë?
Detajet e vogla do bëjnë diferencën, siç e thashë edhe më parë. Mënyra se si do futemi në lojë, do tregojë shumë gjëra. Do hyjmë nga minuta e parë për të fituar dhe siguruar kualifikimin.
Sa do të ndikojë faktori fushë në këtë përballje?
Kur dueli është ndeshje jashtë, na jep motivim më shumë. Do kemi pak tifozët në tribunë, por shumë që do na ndjekin. Tifozët tanë janë motvimi më i madh. Ëndrra e çdo shqiptari është të shohim Kombëtaren në Botëror. Ja ku jemi, shumë afër. Duhet të bëjmë më të mirën. Këto vitet e fundit kemi punuar dhe sakrifikuar shumë. E meritojmë të jemi në Botëror.
A do e ndërroje golin e Evropianit, me finalizimin që do na dërgonte në Botëror?
Po patjetër, do e ndërroja, pavarësisht se finalizimi në Evropian është më i bukur në karrierën time. Siç e tha edhe Hysaj, Botërori është një ëndrr që jemi shumë afër.


