Shoqata Rajonale Futbollit Shkodër, takim me drejtoreshën e Zyrës Vendore Arsimore Shkodër, znj. Brisela Kadija

Lexo

- Reklamë -spot_img

Shoqata Rajonale Futbollit Shkodër zhvilloi sot një takim me drejtoreshën e Zyrës Vendore Arsimore Shkodër, znj. Brisela Kadija.

Në takim ishin të pranishëm z. Lazer Matija, në cilësinë e kryetarit të Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër, z. Hysen Zmijani në cilësinë e drejtorit teknik të SHRFSH, si dhe z. Jetmir Podgorica në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të SHRFSH.

Gjatë takimit mjaft produktiv, përfaqësuesit e Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër diskutuam mbi mundësitë e forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Në këtë këndvështrim, u parashtruan mundësitë e bashkëpunimit për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta futbollistike, si dhe për përfshirjen e sa më shumë vajzave dhe djemve në sportin e futbollit.

Në një komunikim me Veriu Sport, stafi i Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër, shpreh mirënjohje dhe falënderimet në adresë të znj. Kadija për gatishmërinë dhe vullnetin e saj për bashkëpunim.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img