(Video) Faza play-off e Kupës së Botës / Kombëtarja zhvillon stërvitjen e dytë në “Shtëpinë e Futbollit”, nesër udhëton drejt Polonisë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kombëtarja shqiptare zhvilloi pasditen e sotme stërvitjen e dytë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e fazës play-off të Kupës së Botës ndaj Polonisë në Varshavë.

Departamenti i Komunikimit bën me dije se në stërvitjen e sotme ekipi ishte i plotë, pasi janë bashkuar edhe tre lojtarët e fundit, ndërkohë që të gjithë lojtarët ndodhen në gjendje të mirë fizike. Fokusi i stërvitjes ishte te skemat taktike dhe goditjet standarde.

Ditën e nesërme, ekipi do të udhëtojë drejt Varshavës, ku në mbërritje do të zhvillojë stërvitjen zyrtare në stadiumin “PGE Narodowy” në orën 18:00. Ndërkohë, në orën 17:00, trajneri Silvinjo dhe një lojtar do të dalin para mediave në konferencën për shtyp.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img