Shqipëria U-17 luan miqësoren e parë kundër Letonisë në “Shtëpinë e Futbollit”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Shqipëria U-17 luajti mesditën e sotme ndeshjen e parë miqësore kundër Letonisë në “Shtëpinë e Futbollit”. Kuqezinjtë e vegjël, të drejtuar nga trajneri Armand Dama u mposhtën me rezultatin 1-3.

Trajneri Dama e nisi takimin miqësor me këtë formacion: Simon Lleshi (GK), Jonas Nushi, Sebastian Amataj, Dennis Ettore Pierro, Kostantinis Varesi, Matias Zogu, Mattias Allasufi, Armend Muslika (c), Francesko Matjani, Delis Gjeci dhe Ermal Ymeri.

Miqtë kaluan në avantazh të parët, falë golit të realizuar nga Bruno Jirgensons në minutën e 11-të. Kuqezinjtë nuk u dekurajuan, por kërkuan të rikthejnë baraspeshën duke krijuar disa mundësi të mira. Në minutën e 34-t, Francesko Matjani realizoi golin e barazimit me një goditje perfekte brenda zonës. Pjesa e parë mbyllet 1-1.

Edhe fraksioni i dytë nis mjaft mirë për kuqezinjtë e vegjël, që e kërkojnë me ngulm golin e dytë dhe fitoren. Tentativa të shumta, por pa finalizim në rrjetë. Trajneri Dama hodhi në fushë thuajse të gjithë lojtarët e pankinës gjatë kësaj pjese, duke i dhënë mundësi të gjithë kuqezinjve të vegjël të tregojnë cilësitë e tyre. Letonezët realizuan golin e dytë në minutën e 72-të, falë Aleks Ščerbinskis, ndërsa në të 85-tën vulosin rezultatin në 1-3 me golin e shënuar nga Georgijs Bombāns.

Shqipëria U-17 do të luajë një tjetër miqësore po ndaj Letonisë më 28 mars në “Shtëpinë e Futbollit”. Hyrja për këtë takim që është programuar të nisë në ora 10:00 do të jetë falas.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img