Julian Shehu, flet pas humbjes me Poloninë: Atmosfera për momentin është shumë e keqe. Të gjithë çunat janë shumë të mërzitur. Ndoshta është mundësi që të vjen njëherë në jetë kjo ndeshje!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Prononcimi i futbollistit kuqezi, Juljan Shehu pas ndeshjes, Poloni-Shqipëri, 2-1

“Jemi shumë të mërzitur se e patëm ndeshjen në dorë. Bëmë gol të parët, pastaj patëm rast për 2 me 0 apo 2 me 1. E dinim që këto ndeshje janë shumë të vështira. Ne jemi Shqipëria, nuk mund të krijojmë 30 raste për ndeshje. Ato raste që krijojmë, duhet t’i shfrytëzojmë dhe pastaj mund të ishte më e lehtë për ne, nëse shkonte 2 me 0. Pësuam gol, pastaj patëm rast për 2 me 1. Nuk shfrytëzuam rastet, i gjithë ekipi jemi shumë të dëshpëruar se kishim në dorë për ta bërë ëndrrën realitet.

Atmosfera për momentin është shumë e keqe. Të gjithë çunat janë shumë të mërzitur. Ndoshta është mundësi që të vjen njëherë në jetë kjo ndeshje. Ne që nuk jemi shumë të rinj e kuptojmë. Vetëm njëherë mund të jetë kjo mundësi, dhe të na iki nga duart kështu jemi shumë të mërzitur.

Duhet të gjejmë forcë për të vazhduar përpara, por për momentin jemi shumë të mërzitur. Të gjejmë forcën, por kjo do pak kohë që të kalojë”, u shpreh Shehu për “Klan TV”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img