Humbja me Poloninë, Sylvinjo: Unë jam krenar për të gjithë, është një rrugëtim që duhet ndjekur, nuk është e thjeshtë, kemi punuar shumë, është rrugëtim dhe duhet durim

Lexo

- Reklamë -spot_img

Prononcimi i trajnerit të Kombëtares, Silvinjo, pas ndeshjes Poloni-Shqipëri 2-1

“Unë jam shumë i trishtuar brenda, kam qenë kështu edhe si lojtar, nuk dua të humbas. Pastaj është lojë futbolli, mund të ndodhë gjithçka, kemi bërë ndeshjen tonë. Të mbërrish në një fushë të rëndësishme dhe të luash si i barabartë ndaj një ekipi të rëndësishëm si i tyre… Mua më ka dhënë kënaqësi në fushë, pastaj fitohet, humbet… nuk është problem. E rëndësishme është të vish këtu dhe të luash i si barabartë me këtë skuadër, krenar për djemtë. Futbolli është rezultat, jam i trishtuar brenda meje, por është jeta, është futbolli.

Ne kemi bërë ndeshjen tonë, unë nuk vë baste, nuk bëj, nuk duhet. Punohet bashkë tre ditë, bëhet video, ndiqen lojtarët dhe bëhen gati. Jam i lumtur me lojtarët në fushë, shënuam, kishim mundësinë të bënim gol. Pas ndërrimeve, ndoshta dy minuta më vonë kishim mundësi tjetër, ky është futbolli. Këta dy lojatrë që na shënuan, nëse kthehesh katër vite më parë, në ndeshjen e fundit të Polonisë ndaj Suedisë, ishte e njëjta, katër vite më parë. Shihe se kush kanë shënuar, kush janë, ku luajnë? Shënon Levandovski e Zielinski, janë të mëdhenj. Ne si skuadër, si komb, kemi luajtur si të barabartë me ta, çfarë mund të them? Krenar për të gjithë lojtarët, kanë djersitur. Kemi bërë një pjesë të dytë shumë të mirë, të dytën më pak, por kishim mundësinë të mbyllnim ndeshjen, është lojë, është futbolli.

Pse Pilo? Sepse skuadra kundërshtare është shumë e fortë. Është një skuadër që luan lehtësisht në Europian e Botëror, ishin 60 mijë njerëz, janë gati, e kanë detyrim. Kemi ardhur këtu. Bëhet ndeshje e barabartë, u fitua ndeshja e parë, jam i kënaqur për skuadrën e lojtarët. Tre vite më parë, askush nuk mund të thoshte që kjo skuadër mund të shkonte në Europian e play off të Botërorit… Unë jam krenar për të gjithë, është një rrugëtim që duhet ndjekur, nuk është e thjeshtë, kemi punuar shumë, është rrugëtim dhe duhet durim.

 

E ardhmja? Unë vetëm mendoj ndeshjen e radhës, jam i trishtuar, e kam thënë, se jam kështu unë. Duhet të pres, flej, mendoj për ndeshjen tjetër. Duhet të shkojmë në Valencia, kemi ndeshje të rëndësishme dhe pastaj të shohim. Unë vetëm mendoj për ndeshjen. Pastaj pas korrikut të shohim. Unë mendoj të shkoj në Valencia e të luaj me Ukrainën të mbyll këtë moment. Pastaj të kthehem se kam kontratë deri në korrik e pastaj të shohim. Nuk kam asnjë mundësi të shoh për asnjë gjë tjetër. Do të shohim deri ditën e fundit e pastaj të shohim.

A luajnë ata më në formë? Çfarë do të thotë në formë, luan më i miri që mendoj unë. Ne shkuam në Europian me lojtarë që ishin jashtë skuadrës me klubet. Nuk jemi Brazili, në aspektin që duhet të bëjmë këto hapa. Kë është një hap i trishtë, por është një hap, një proces. Për fat të keq nuk kemi mundësinë të shohim tre për pozicion, kush është me më shumë minutazh, kush luan me Realin, etj… Nuk jemi ne ata, luan më i miri nga ata që mendojmë ne, rezultatet janë një Europian dhe jemi këtu pranë një kualifikimi në Botëror. Sipas meje kanë luajtur më të mirët që mendonim ne. Ky është realiteti jonë, janë rezultatet.  E përsërit që jam krenar për të gjithë lojtarët, që vijnë pa minuta dhe të bëjmë 90 minuta të barabartë ndaj Polonisë. Nuk mund t’u them asgjë”, tha Silvinjo për ”SuperSport”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img