(Video) Not-Vllaznia më e mira e K. K. të fëmijëve. Joel Golemi dhe Frederica Rrotani shpallen sportistët më të mirë të kampionatit

Lexo

- Reklamë -spot_img

Notarët e Vllaznisë të drejtuar nga trajneri Kolë Shiroka vazhdojnë të bëjnë paraqitje shumë të mira në garat kombëtare dhe ndërkombëtare.

Këtë herë ishte radhë e kategorisë së fëmijëve për të spikatur në garat e Kampionatit Kombëtar organizuar nga Federata Shqiptare e Notit në dy ditët e fundit të muajit mars.

Në garat e zhvilluara pranë pishinës së kryeqytetit, ekipi i Vllaznisë u përfaqësua nga sportistet:

  1. Joel Golemi
  2. Frederica Rrotani
  3. Skerdi Kroni
  4. Klea Dedi
  5. Adriel Marku
  6. Ajten Zaja
  7. Herta Mimaj
  8. Melodi Mimaj
  9. Angelo Rrotani
  10. Kean Tafilaj

Figurën më të mirë sportive nga gjiri i ekipeve të Vllaznisë, meshkuj dhe femra, e bënë Joel Golemi dhe Frederica Rrotani.

Joel Golemi, një notar që tashmë është bërë mjaft i njohur në norin shqiptar me titujt dhe rekordet e përmirësuara, në këtë kampionat u shpall sportisti më i mirë mashkull i Kategorisë B.

Golemi, arriti të fitonte vende te para në disiplinat e 200 dhe 400 metër stil i lirë dhe vende të dyta në 50 meter stil i lirë, si dhe 50 meter stil delfi. Suksesin e Joel Golemit e pasoi në mënyrtën më të mirë edhe notarja e talentuar shkodrane, Frederica Rrotani,e cila u shpall sportistja më e mirë femer për kategorinë C. Rrotani, fitoi 3 vende të para në 50,100 dhe 200 metër stil bretkose dhe vend të dytë në 50 metër stil i lirë.

Pas dyshes Golemi-Rrotani, spikati edhe Klea Dedi, e cila duke konkuruar në disiplinen e 100 metër katërnotim, arriti të fitojë vendin e parë, ndërkohë që u rendit në vendin e dytë në garën 200 metër stil shpinë, për të vijuar më pas edhe me dy vende të treta në 50 dhe 100 metër shpinë për kategorinë B.

Figurë të mirë sportive bëri edhe Skerdi Kroni, i cili fitoi dy vende të treta në 50 metër stil i lirë dhe 50 metër stil delfi në kategorinë A.

Po kështu, Adriel Marku, fitoi vend të dytë në 200 metër stil i lirë dhe vend të tretë në 50 metër stil delfi për kategorinë B.

Ajten Zaja fitoi vend te dyte ne disiplinen e 50 metrave shpine dhe vend te trete ne 50 meter stil I lire ne kategorine C.

Herta Mimaj fitoi vend te trete ne garen e 100 metrave stil I lire per kategorine B.

Melodi Mimaj fitoi gjithashtu vend te trete ne 100 meter stil I lire per kategorine A.

Angelo Rrotani fitoi vend te trete ne 200 meter bretkose per kategorine A.

Kean Tafilaj fitoi vend te trete ne 50 meter stil i lire per kategorine B.

STAFETAT

Ne stafetat 4×50 meter stil i lire dhe katernotim dhe 4×100 stil i lire dhe katernotim femrat arriten te fitonin vende te dyta.

Ne 4×50 meter stil i lire dhe 4×50 katernotim meshkujt fituan vende te treta dhe vende te dyta ne 4×100 meter stil i lire dhe 4×100 katernotim.

(Video) Pamje nga garat e notarëve të Vllaznisë në Kampionatin Kombëtar për fëmijë, zhvilluar në Tiranë.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img