Futboll Femra-Vllaznia U17 vijon sukseset e ekipit të parë. Mund 5-0 Egnatian dhe kryeson kampionatin me 22 pikë. Shënuan: Hoxha, Ara, Kronaj, Hardhija, Haxhija

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia-Egnatia 5-0(Shënuese: Egla Hoxha 5’, Imelda Ara 30’, Aldisa Kronaj 54’, Eglisa Hardhija 88’, Eriana Haxhija 90’)

Futbolli i femrave në Shqipëri është bërë pronë e Shkodrës. Jo vetëm ekipi i parë i Superligës, i cili i drejtuar nga trajneri Nikolin Leka kryeson i vetëm Kampionatin duke ecur i sigurt drejt titullit të 13 kampion radhazi, por me të njëjtin hap po ec edhe ekipi i Vllaznisë U17.

Shtatëmbëdhjetëvjeçaret kuqeblu të drejtuara nga trajnerja Paula Jaku regjistruan fitoren e radhës duke mundur Egnatian me rezultatin e thellë 5 me 0.

Ndeshja e luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës nisi shumë shpejt me golin e parë të Vllaznisë, të cilin e shënoi Egla Hoxha që në të pestën minutë.

Më pas, me golin e Imelda Arës shënuar në minutën e 30-të, Vllaznia e mbyll pjesën e parë në avantazh 2 me 0.

Në të dytën vijnë edhe tre golat e tjerë kuqeblu me protagoniste: Aldisa Kronaj 54’, Eglisa Hardhija 88’, Eriana Haxhija 90’, të cilat fiksojnë rezultatin përfundimtar 5 me 0 në favor të Vllaznisë.

Me këtë fitore, Vllaznia U17 e futbollit femra kryeson kampionatin me 22 pikë, po aq sa ka edhe Partizani, ndërkohë skuadra e tretë në renditje Teuta është e distancuar me 10 pikë, për të vijuar me Egganitian 8 pikë, Kinostudion 7 pikë dhe Vorën 0 pikë.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img