(Video) Stadiumi i ri i Valiasit merr formë, avancojnë punimet në impiantin e ri

Lexo

- Reklamë -spot_img

Punimet për ndërtimin e stadiumit në Valias po vijojnë me ritme të shpejta, duke shënuar progres në çdo fazë të dukshme të projektit.

Tribuna qendrore tashmë ka marrë formë dhe shumë shpejt pritet të përfundojë plotësisht, duke i dhënë stadiumit pamjen e tij të parë konkrete.

Paralelisht, punimet për bazamentin e fushës janë drejt fazës finale, ndërsa sipas planifikimit, gjatë muajit maj pritet të nisë procesi i shtrimit të tapetit.

Stadiumi i ri i Valiasit do të jetë i standardeve të Kategorisë së Parë dhe do të ketë një kapacitet prej 1400 vendesh, duke krijuar kushte moderne për zhvillimin e ndeshjeve dhe aktiviteteve sportive.

Federata e Futbollit ka marrë përsipër shtrimin e fushës me tapet artificial, vendosjen e portave, si edhe pajisjen me makineri të posaçme për mirëmbajtjen e saj, duke garantuar standarde të larta dhe kushte optimale për aktivitetet sportive që do të zhvillohen në këtë impiant të ri.

Ky stadium pritet të jetë gati për edicionin futbollistik 2026–2027, duke i shtuar hartës sportive të vendit një tjetër hapësirë cilësore në shërbim të komunitetit dhe futbollit shqiptar

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Nga Fatos LAMAJ – ...

Besa-Oriku 3-0(shënues:Danaj 34',77',Cereni 85') Besa:Abdullahu,Kofi,Abdulai,Neto,Zekolli,Danladi,Marku,Spahiu,Guhacaj,Prengaj,Ruzgis Trajner:Gugash Magani Oriku:Bunkhoev,Buxhelaj,Gjinaj,Deliaj,Zholi,Llojaj,Gjipali,Oliveira,Mezani,Ekoro,Shkreli Trajner:Sherif Idrizaj Gjyqtare:Saed Kazazi,Delin Kasa,Herald Lila Besa ka regjistruar një tjetër fitore në fazën përgatitore...
- Advertisement -spot_img