(Video) Atletik Klub Shkodra, për të 16-tin vit radhazi në Turneun Ndërkombëtar të Italisë. Kryetrajneri Elis Legata dhe kapiteni Siar Hoxha, optimist për fitimin e trofeut

Lexo

- Reklamë -spot_img

Atletik Klub Shkodra, e shoqëruar me një staf të zgjeruar trajnerësh të grupmushave të ndryshme e drejtuar nga kryetrajneri Elis Lega dhe mbështetur nga presidenti Elton Bungaja është pjesëmarrëse për herë të 16-të radhazi në Turneun Ndërkombëtar në Verona të Italisë, i cili është në edicionin e 37-të, është nisur drejt Italisë për konkurimin e radhës.

Janë rreth 60 fëmijë, pjesë e 5 ekipeve të Atletik Klub Shkodra, dy të kategorisë U11, dy U13 dhe një  U15. Një aktivitet ky që krahas konkurimit në fushën e lojës, drejtuesit kanë planifikuar edhe guida turistike në mënyrë që fëmijët ta shijojnë sa më shumë qytetin e Veronës.

Tradicionalisht Atletik Klub Shkodra është kthyer me trofe nga ky turne, ku edhe këtë radhë objektivi i tillë është. Një gjë të tillë e bën të ditur në prononcimin për Veriu Sport, vetë kryetrajneri i Atletik Klub Shkodra, Elis Legaga, i cili ndër të tjera vlerësoi bashkimin me stafin teknik të klubit të tyre të një emri i njohur të futbollit, Erjon Vucaj, i cili njëherazi është edhe kapiten i Shirokës në kategorinë e dytë.

Në gjirin ekipeve të Atletik Klub Shkodra që do të aktivizohen në Turneun Ndërkombëtar të Italisë, është edhe Siar Hoxha, një sulmues me shumë perspektiv si dhe kapiten  i ekipit U15,  i cili si pjesëmarrës për herë të katërt radhazi në këtë  aktivitet, u shpreh optimist se do të shënojë dhe se skuadra e tij do të kthehet me trofe nga Italia.

(Video) Pamje nga nisja e ekipeve të moshave të Atletik Klub Shkodra, si dhe prononcimet e kryetrajneri i Atletik Klub Shkodra, Elis Legata, dhe kapitenit Atletik Klub Shkodra U15 Siar Hoxha, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img