Superliga Futboll Femra-Vllaznia regjistron fitoren e radhës, shpartallon Egnatian në transfertë duke e mundur 0-7. Spikat kapitenia Megi Doçi me 3 gola

Lexo

- Reklamë -spot_img

Egnatia-Vllaznia 0-7(Shënuese: Erika Cartaman 35’, Megi Doçi 76’, 86’, 90’, Teresa Deda 80’, Verona Berisha 84’ , dhe Doçin edhe dy herë të tjera 86’ dhe 90’/Malvina Xhafaj 74’)

Vllaznia e futbollit femra vazhdon ritualin e fitoreve duke qënë e pandalshme që nga java e parë e kampionatit.

Fitorja e radhës është regjistruar paraditen e sotme, teksa në kuadrtin e javës së 15-të skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka mundi në transfertë Egnatian me rezultatin e pastër, 0 me 7.

Goli i parë për ekipin e Vllaznisë është shënuar në pjesën e parë me protagoniste Erika Cartaman në minutën e 35-të. Gol ky që mbyll pjesën e parë me rezultain 0 me 1.

45 minutat e pjesës së dytë regjistrojnë edhe dy gola të tjetër në portën vendase të Egnatias.  I pari në fakt është autogol në portën e Rrogozhinës nga Malvina Xhafaj në minutën e 74-të, ndërkohë që dy minuta më pas vjen goli i tretë për Vllazninë me autore kapitenen e skuadrës Megi Doçi duke vulosur përfundimisht rezultatin 0 me 3 në favor të Vllaznisë.

Pas këtij moment, futbollistet kuqeblu shpërthejnë edhe me katër gola të tjerë. Fillimisht me Teresa Deden në të 80-tën, Verona Berishëm 84’, dhe Doçin edhe dy herë të tjera 86’ dhe 90’ duke regjistruar tre golësh individual, ndërkohë që rezultati përfundimtar i krejt ndeshjes është Egnatia 0 dhe Vllaznia 0.

Pas javës së 15-të Vllaznia e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka kryeson e vetme kampionatin me 39 pikë të plotë, ku bilanci është super pozitiv, 13 ndeshje, 13 fitore, 117 gola të shënuar dhe vetëm 2 të pësuar.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img