Kategoria e Parë/ Besa fiton në transfertë, triumfojnë edhe Skënderbeu, Laçi, Pogradeci, Lushnja & Kukësi

Lexo

- Reklamë -spot_img

Janë zhvilluar këtë fundjavë ndeshjet e javës së 29-të në kampionatin “Kategoria e Parë”, ku nuk munguan rezultatet interesante dhe fitoret e rëndësishme për objektivat e skuadrave.

Java u mbyll të dielën me sfidën mes Luftëtarit dhe Besës, ku skuadra kavajase arriti të marrë një fitore të rëndësishme në transfertë me rezultatin 3–2.

Të shtunën u luajtën pesë përballje të tjera. Skënderbeu fitoi minimalisht 1–0 ndaj Ilirisë. Laçi mori një fitore 3–1 përballë Burrelit, ndërsa Pogradeci triumfoi bindshëm 5–1 ndaj Kastriotit.

Fitore në shtëpi arriti edhe Lushnja, që mposhti Korabin me rezultatin 2–1. Ndërkohë Kukësi siguroi tre pikë të rëndësishme pasi fitoi 2–0 ndaj Apolonisë.

Rezultatet e javës së 29-të të Kategorisë së Parë:

AF Luftëtari – Besa 2–3
Skënderbeu – Iliria 1–0
Laçi – Burreli 3–1
Pogradeci – Kastrioti 5–1
Lushnja – Korabi 2–1
Kukësi – Apolonia 2–0

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img