Java e 30-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll këtë të diel me ndeshjen Vora – Teuta, e cila përfundoi me fitoren minimale të skuadrës vendase 1–0.
Kjo javë nisi të premten me përballjen Flamurtari – Tirana, që u mbyll në barazim 1–1, një rezultat që mban të hapur garën në zonën e mbijetesës.
Të shtunën u zhvilluan tre sfida të tjera. Egnatia fitoi bindshëm ndaj Bylisit me rezultatin 3–0 në Rrogozhinë. Në “Arenën e Demave”, Vllaznia mori një fitore shumë të rëndësishme në transfertë duke mposhtur Partizanin 2–0 dhe duke ruajtur vendin e parë në renditje.
Në ndeshjen e mbrëmjes të zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, Dinamo City triumfoi 4–1 ndaj AF Elbasanit.
Pas përfundimit të javës së 30-të, Vllaznia kryeson renditjen me 56 pikë, e ndjekur nga Egnatia me 54 pikë dhe AF Elbasani me 53 pikë. Në vendin e katërt renditet Partizani me 44 pikë, ndërsa Dinamo City mban vendin e pestë me 43 pikë. Teuta është në vendin e gjashtë me 38 pikë, ndërsa Bylis dhe Vora ndajnë nga 30 pikë. Tirana renditet në vendin e nëntë me 28 pikë, ndërsa Flamurtari mbyll renditjen me 25 pikë.


