(Video) Botërori 2027 për vajza/ Kombëtarja nis përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit” për ndeshjet ndaj Uellsit

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kombëtarja e vajzave është rikthyer sot në fushë, saktësisht një muaj pas ndeshjes së fundit, duke nisur përgatitjet për sfidat e radhës në kualifikueset e Kupës së Botës 2027.

Nën drejtimin e trajnerit Armir Grima, përfaqësuesja kuqezi u grumbullua mesditën e sotme në Tiranë, ku do të zhvillojë të gjitha seancat stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të dy përballjeve të rëndësishme ndaj Uellsit.

Në seancën e parë stërvitore morën pjesë 22 lojtare, ndërsa Alma Hilaj pritet t’i bashkohet ekipit gjatë mbrëmjes. Skuadra zbriti menjëherë në fushë, duke nisur punën me intensitet për këto dy sfida të rëndësishme.

Kombëtarja do të vijojë përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa të shtunën do të udhëtojë drejt Uellsit, ku më 14 prill, në orën 20:15, do të zhvillojë ndeshjen e parë të këtij muaji. Sfida e kthimit mes Shqipërisë dhe Uellsit do të zhvillohet në “Elbasan Arena” në ora 18:00.

Të dyja këto përballje të rëndësishme do të transmetohen në FSHF Tv.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img