(Video) Atletik Klub Shkodra, shkëlqen në Turneun Ndërkombëtar Itali. U15 shpallet kampion, U11 në vend të dytë dhe U13 vendi i treti. Spikat Siar Hoxhaj me 7 gola të shënuar

Lexo

- Reklamë -spot_img

Atletik Klub Shkodra vazhdon traditën e përfaqësimit me shumë sukses në Turneun Ndërkombëtar të Italisë, aty ku për të trembëdhjetin vit me radhë konkuron përkrah ekipeve nga shtete të shumta europiane dhe më tej.

Në prononcimet e dhëna për Veriu Sport para nisjes drejt Italisë, kryetrajneri Elis Legata dhe kapiteni i U15 Siar Hoxha, premtuan se do të ktheheshin me trofe, dhe një gjë të tillë e realizuan në mënyrën më të mirë.

Rezultatet flasin vetë. Duke u u përfaqësuar me 5 ekipe dy të kategorisë U11, dy U13 dhe një  U15, me 60 fëmijë në total, në përfundim të aktivitetit, arriti të fitoj tre trofe.

U15 shpallet kampion i Turneut Ndërkombëtar, kategoria U11 nënkampion, ndërkohë që kategoria e moshës U13 u rendit në vendin e tretë.

Konkretisht, ekipi U -15 me trajner Saimir Kaloshi ka zhvilluar katër ndeshje në grup, ndër të cilat ka fituar 3 ndeshje, ndërkohë një ndeshje është mbyllur në barazim.

Kualifikimi në turin gjysmëfinal është shoqëruar është shoqëruar me një tjetër fitore, këtë radhë me rezultatin 2 me 1.

Sfida finale është shoqëruar me një rivalitet dhe luftë të fortë sportive, ku pas rezultatit të barabartë, për të shpallur ekipin kampion është dashur gjuajta e penalltive, ku 15-vjeçarët shkodranë u treguan më të saktë duke shënuar 4 penallti ndaj 2 të kundërshtarit.

Në këtë mënyrë, Vllaznia U15 shpallet kampion, meritë e të gjithë skuadrës, por padyshim, ashtu si edhe në turneun e vitit të kaluar, lojtari më i spikatur ka qënë sulmuesit Siar Hoxhaj, i cili arriti të shënoj 7 gola duke u shpallur golashënuesi më i mirë i krejt turnet.

Një tjetër i spikatur tek skuadra kampione U15 është edhe portjeri Genis Mlloja, i cili krahas ndeshjeve të tjera, priti dy penallti në finale.

Një prezantim të shkëlqyer në këtë turne bëri edhe ekipi i kategorisë së moshës U-11, i cili nën drejtimin e trajnerit, Erjon Vucaj, në tetë ndeshje të zhvilluara, arriti të fitoj shtatë dhe humbi vetëm një duke u shpallur nënkampion i turneut.

Një tjetër skuadër që shkëlqeu në këtë turne, është edhe ekipi i kategorisë së moshës U-13, i cili i drejtuar nga trajneri Eder Zmijani, pas katër fitoreve në grup, humb me ekipin austriak 6-1. Në ballafaqimin për vend të tretë dhe të katërt, Atletik Klub Shkodra, fitoi me rezultatin 4 me 1 duke u renditur në vendin e tretë.

(Video) Pamje nga pjesëmarrja e suksesshme e ekipeve të Atletik Klub Shkodra-Turneu Ndërkombëtar Itali

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img