Abissnet Superiore- Sot, dueli i fundit i javës së 32-të Partizani-Bylis, ora 19:00 në “Arena e Demave

Lexo

- Reklamë -spot_img

FK Vora – Vllaznia, Egnatia – Flamurtari,  Teuta – AF Elbasani, Dinamo City – Tirana, janë katër duelet e

Java e 32-të e Abissnet Superiore mbyllet sot me ndeshjen e fundit, Partizani-Bylis, takim që do të luhet në stadiumin “Arena e Demave” të kryeqytetit duke nisur nga ora 19:00.

Një sfidë mes dy skuadrave me kahe të kundërta, të kuqtë e Partizanit që me një fitore përfitojnë të parakalojnë Dinamon pas hapit fals që pati në barazimin me Tiranën, dhe Bylis në kërkim të pikëve të mbijeteses.

Java e 32-të nisi dje me katër duele interesante, me dy të parat e luajtura në orën 16:00, ku Vora-Vllaznia e mbyllen në barazim 0-0 dhe Egnatia u mund në shtëpi nga Flamurtari, 0-2.

Ndërkohë, në orën 19:00, u luajtën duelet Teuta-Elbasani dhe Dinamo-Tirana. Elbasani triumfoi 1-2 në “Niko Dovana”, ndërkohë që derbi Dinamo-Tirana u mbyll në barazim 1-1.

Kalendari i plotë i javës 32, Abissnet Superiore:

Dje

Vora-Vllaznia                                     0-0

Egnatia-Flamurtari                           0-2

Teuta-Elbasani                                   1-2

Dinamo-Tirana                                  1-1

Sot

Partizani-Bylis                                    19:00

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img