(Video) Fitore shprese për Luftëtarin. Gjirokastritët mundin Burrelin 2-0, por rreziku i rënies në të dytën është akoma prezent

Lexo

- Reklamë -spot_img

Luftëtari-Burreli 2-0(Shënues:Zani 37′,87′)

Kartonë të verdhë:Bianko 56′,Pasmaciu 90+3′

Luftëtari:Tahri,Tirso,Diallo,Culli,Zani,Ikeoca,Ramadani(Puci 27′),Cereni,Ziaj(Beji 66′),Stërling,Diamanti(Tuni 83′) Trajner:Neritan Novi

Burreli:Dani,Fetaj,Dedgjonaj,Mensah,Bianko,Xhakaj(Qeleshi 88′),Mëllugja,Arnold(Koka 46′),Hoti(Pasmaciu 46′),Rrapi(Xhabrahimi 46′),Kabiru(Patushi 71′) Trajner:Samuel Nikaj

Gjyqtarë:Olsid Ferataj,Ilir Tartaraj,Nuri Rrapaj,Rigert Zeneli Delegat:Astrit Isai Vëzhgues:Simo Qurku

Burreli ndalet në ndeshjen e dytë radhazi,në krahun tjetër Luftëtari mer fitore shprese.

Luftëtari fiton në një ndeshje mjaftë të luftuar përballë Burrelit në stadiumin “Gjirokastra” me shifrat 2-0.

Një ndeshje e cila nisi në mënyrë të qetë ku të dyja skuadrat studionin njëra-tjetrën,ndërsa me kalimin e minutave do të fillonin dhe rastet.

Zani dhe Diamanti vënë në provë portierin Dani por topi nuk shkon në rrjetë.

Në krahun tjetër është Kabiru që tenton të kap në befasi mbrojtjen e Luftëtarit por vendasit mbrohen mirë.

Teksa luheshin minutat e fundit të pjesës së parë është Luftëtari që fiton një goditje dënimi të cilën e ekzekuton mjeshtërisht Klahos Zani i cili e dërgon topin në rrjetë.

Luftëtari mundohet dhe provon me disa krosime në zonë por sulmuesit tregohen të pa vëmendshëm duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me shifrat 1-0.

Në pjesën e dytë tekniku i Burrelit Samuel Nikaj mundohet të ndryshoj dicka në rreshtim dhe kryen tre zëvendësime që në nisje të pjesës së dytë.

Një pjesë e dytë e folur totalisht për Luftëtarin ku Zani,Stërling dhe Diamanti bëhen rreziku numër një për mbrojtjen e Burrelit.

Në krahun e miqve vetëm një rast për tu shënuar ku ishte mefushori Hoti që tenton të gjej hapësira në zonën e Luftëtarit por asgjë për tu shënuar.

Teksa pritej që ndeshja të mbyllej me shifrat 1-0 tjetër goditje dënimi për Luftëtarin në një pozicion ballor,dhe sërish Klahos Zani e con në rrjetë duke i cuar shifrat në 2-0.

Në minutat shtesë pati dhe një pretendim nga Burreli për 11-metërsh por kryesori Olsid Ferataj i ndodhur fare pran aksionit nuk akordon penallti por vetëm kartonë të verdhë për simulim.

Gjithcka u mbyll me shifrat 2-0 për Luftëtarin që në këtë mënyrë arrin një trepikësh mjaft të rëndësishëm në luftën për mbijetesë duke shpresuar deri në fund.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img