Partizani-Bylis 1-1
Golat:Isgandarli 15′(11-m)/Ferreira 2′
Kartonë të verdhë:Sidibe 33′,Toma 33′,Human 67′,Dumbia 74′,Bytyci 81′,Atanaskoski 88’/Emini 30′,Muktar 88′
Kartonë i kuq:Ismaili 56′
Partizani:Qirko,Murataj(Janjeva 88′),Bytyci(Preka 88′),Sembene,Atanaskoski,Ismaili,Human,Dumbia(Qaka 75′),Sidibe,Toma(Kontreras 64′),Isgandarli(Shabani 75′) Trajner:Oltion Kërnaja
Bylis:Ozols,Dimov,Marku,Bruno(Muric 74′),Kamara,Kane,Përgjoni,Muktar,Pedro,Ferreira(Adepoju 83′),Emini(Akibu 83′) Trajner:Mirel Josa
Gjyqtarë:Andi Koci(Durrës),Erind Burgu(Fushë-Krujë),Mario Shazivari(Tiranë),Enis Dishani(Elbasan) Var:Dorjan Maletaj(Tropojë) Avar:Juxhin Xhaja(Tiranë) Delegat:Marjus Sulejmani(Tiranë) Vëzhgues:Tanush Latifi(Gjirokastër)
Partizani nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj skuadrës së Bylis në shtëpi,në duelin e javës së 32-të në Abisnet Superiore.
Një hap fals nga të kuqtë e kryeqytetit,që nuk përfitojnë për të mar vendin e katërt në renditje.
Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 2-të nga miqtë pasi Ferreira përfitoi nga një pasiguri e mbrojtjes vendase dhe kaloi Bylisin në avantazh.
Megjithatë festa e ballshiotëve zgjati pak,pasi në minutën e 15-të Isgandarli fitoi penallti pas një ndërhyrje të gabuar nga Marku.
Ishte vetë sulmuesi i Partizanit që mori përsipër 11 metërshin dhe e ktheu në gol duke barazuar shifrat.
Pjesa e parë nuk kishte më ndryshime,pavarësisht rasteve në të dyja portat. Në minutën e 55-të gjithcka u bë më e vështirë për Partizanin që mbeti me dhjetë lojtarë,teksa Ismaili u ndëshkua me karton të kuq pasi ndali një aksion me dorë.
Pas këtij rasti ndeshja vazhdoi e qetë dhe me pak raste nga të dyja skuadrat,duke bërë që i gjithë takimi të mbyllej në barazim 1-1.
Ky barazim e mban Partizanin në vendin e pestë me 45 pikë,ndërsa Bylis renditet i parafundit me 32 pikë.
Fatos LAMAJ


