Wednesday, November 27, 2024

Euro 2020-Dita e dhjetë/ Itali perfekte “Azzurrët” mundin Uellsin 1-0 dhe e mbyllin të parët në Gruin A me 9 pikë të plota

Lexo

Kombëtarja italiane i ka mbyllur ndeshjet në grup për Euro 2020, me një bilanc shumë pozitiv. Tre ndeshje, tre fitore, 9 pikë të plota, shtatë gola të shënuar dhe zero të pësuar dhe kryesim me meritë i Grupit A. Një kombëtare si kjo kishte kohë pa u parë nga tifozëria azure, entuziasmi i së cilës, me të drejtë shkon deri në fitimin e trofeut.

Tre pikëshi i fundit në ndeshjet në grup për ekipin e Mançinit ishte ai i marrë mbrëmjen e sotme përballë Uellsit. Në Olimpico janë italianët ata që luajnë ndeshjen dhe Pessina (39 ‘) zhbllokon me një prekje të lehtë. Në pjesën e dytë Bernardeschi godet shtyllën, ndërsa gjyqtari Hategan përjashtoi me karton të kuq Ampadu (55 ‘) dhe Italia menaxhoi si duhet avantazhin.

Fitorja ndaj Uellsit, regjistron rezultatin e 30-të radhazi të dobishëm për Mançin dhe barazon rekordin historik të trajnerit Vittorio Pozzo. Nuk kishte ndodhur për 82 vjet, një mënyrë për të thënë dhe që konfirmon punën e shkëlqyer të bërë nga trajneri dhe cilësinë e grupit.

Pas Italisë që kualifikohet si e para e grupit, në raundin tjetër kalon edhe Uellsi që kap vendin e dytë, ndërkohë që mbetet me shpresë edhe Zvicra, e cila pas fitores 3 me 1 ndaj Turqisë mund të përfitojë kualifikimin si e treta më e mirë në grupe.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img