Wednesday, November 27, 2024

Euro 2020-Dita e dhjetë/Zvicër-Turqi 3-1, spikat Shaqiri me dopitë, zvicërianët shpresojnë kualifikimin

Lexo

Seferoviç dhe dopieta e Shaqiri i japin zvicëranëve mundësinë për të pretenduar një kualifikim si e treta më e mirë

Përfundon 3-1

Zvicër-Turqi, ndeshja tjetër e Grupit A të Euro 2020 e luajtur mbrëmjen e së dieles në të njëjtën orar, 18.00, me atë Itali-Uells është mbyllur me fitoren e zvicërjanëve me rezultatin 3 me 1. Kanë vendosur dy golat e shënuar nga shqiptari Xherdan Shaqiri si dhe tjetri me autor Seferoviç. Është ky i fundit që kalon zvicerianët kalojnë në avantazh pas 6’ dhe dyfishojnë në 26’ me një perlë të Shaqirit. Turqit reagojnë në pjesën e dytë me Kahveci (62 ‘), por Shaqiri (68’) përsëri mendon për mbylljen e ndeshjes. Rezultati nuk është i mjaftueshëm për Zvicrën për të kapur vendin e dytë pas Italisë, por lë ekipin e Petkovic me shpresën për t’u kualifikuar midis skuadrave të treta më të mira.

Dy skuadra që, në letër, nuk mund të kishin shumë për të thënë, por në fakt i dhanë jetë një ndeshje plot emocione, padyshim një nga më të mirat deri më tani në Euro 2020. Zvicra ka mundur të arrijë objektivin minimal, për të mbajtur të hapur një shpresë kualifikimi për në raundin e dytë si një nga të tretat më të mira. Turqia, krenare, por e çrregullt, përshëndet kompeticionin, ishte Europiani më i keq në historinë e saj: tre humbje, zero pikë, një gol të shënuar dhe tetë të pësuar.

STATISTIKA

Xherdan Shaqiri është bërë shënuesi më i mirë i Zvicrës në garat e mëdha ndërkombëtare: me katër gola në Kupën e Botës dhe tre në Kampionatin Europian, kaloi Josef Hugi ( me gjashtë).

Turqia është ekipi i dytë që humbi të tre ndeshjet europiane të fazës së grupeve në më shumë se një edicion (1996 dhe 2021), pas Danimarkës (1988 dhe 2000).

Zvicër-Turqi pa 41 gjuajtje (22 zvicerane dhe 19 turke), duke barazuar rekordin për një ndeshje të fazës së grupeve europiane.

Për herë të parë në historinë e tyre, Zvicra ka shënuar tre gola në një ndeshje të Kampionatit Europian.

Haris Seferovic është lojtari i tretë zviceran që gjen rrjetën në Kampionatin Botëror dhe Europian, pas Xherdan Shaqirit dhe Admir Mehmedit.

Steven Zuber është lojtari i tretë që siguron tre asistime në një ndeshje të vetme të Kampionatit Europian, pas Michael Laudrup në 1984 dhe Rui Costa në 2000.

Zvicra v Turqia është vetëm ndeshja e dytë në historinë europiane që sheh tre gola të shënuar nga jashtë zonës, pas Hungarisë kundër Portugalisë në 2016.

Ndër lojtarët zviceranë, vetëm Fabian Schär në 2016 kundër Shqipërisë (4:21) shënoi një gol më shpejt se Haris Seferovic (5:39) në Kampionatin Europian.

Pasi nëntë golat e parë europianë të Zvicrës kishin ardhur të gjitha brenda zonës së penalltisë, Seferovic dhe Shaqiri (me golin e tij të parë) shënuan të dy nga distanca.

Vetëm Valon Behrami dhe Stephan Lichtsteiner (17 secili) kanë luajtur më shumë ndeshje Botërore dhe Europiane me Zvicrën sesa Xherdan Shaqiri (16).

Irfan Can Kahveci shënoi golin e tij të parë për Turqinë në paraqitjen e tij të 21-të ndërkombëtare.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

(Video) Kualifikueset Euro U-19 për vajza/ Shqipëria fiton 2-1 ndaj Malit të Zi, vendosin golat e Qoses dhe Ndojt

Mali Zi-Shqipëri 1-2(Shënuese: Dokniç 48'/Qose 30', Ndoj 68') Mali Zi:Zugiç,Bojaniç,V.Miloviç,Radeviç,Boriçiç,Durkoviç,Dokniç,Çadenoviç,Osmajiç,Tomaseviç,Krstevska Trajner:Ivan Tatar (U aktivizuan:Nikçeviç,T.Miloviç,Zarubica,Buckoviç) Shqipëria:Spahiu,Nika,Hoxhaj,Allushi,Vata,Methoxha,Ago,Qose,Ndoj,Vasa,Bushati Trajner:Luçije Gjini (U aktivizuan:Hysa,Ndoci) Gjyqtarë:Laura Mauricio,Melisa Korreia(Zvicër),Lilija...
- Advertisement -spot_img