Supersfidën, Elbasani-Vllaznia, do ta gjykojë, ndërkombëtari, Juxhin Xhaja. Martini dhe Gvozdenoviç, zyrtarizojnë formacionet e para

Lexo

- Reklamë -spot_img

Sektori i gjykimit prtanë Federatës Shqiptare të Futbollit, ka përzgjedhur arbitrin ndërkombëtar, Juxhin Xhaja për të arbitruar supersfidën Elbasani-Vllaznia.

Në ndihmë të Xhajës, janë asistentët Rejdi Avdo dge Delin Kasa, ndërkohë që arbitër i katërt është Egli Spahiu.

Në sistemin VAR është Olsion Yzeiraj dhe AVAR: Dorjan Maletaj.

Ndërkohë, dy teknikët kundërshtarë Ivan Gvozdenoviç dhe Edi Martini, kanë zyrtarizuar emrat që do ta nisin nga minuta e parë.

ELBASANI: Totoshi, Olberkis, A. Kasa, Musta, Lila, Manellari, Ibrahim, Lajthia, Diallo, Boje, Tsague. Trajner: Ivan Gvozdenoviç

VLLAZNIA: Pohls, Gurishta, Bajrami, Gjini, Jago, Dros, Krymi, Mala, Kallaku, Murataj, Balaj. Trajner: Edi Martini

Sfida në fjalë do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” duke nisur prej orës 19:00.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img