Vllaznia nuk është më e para! Pas eleminimit në Kupë, kuqeblutë humbin në “Elbasan Arena” 3-1 dhe i dorëzojnë kreun e Superiores verdhebluve

Lexo

- Reklamë -spot_img

Në harkun kohor të pesë ditëve Vllaznia dorëzon gjithçka që e kishte nën administrim. Ecuria pozitive për një periudhë të mirë të këtij sezoni krijoi përshtypjen në opinionin sportive se kuqebloutë do të fitonin dy trofetë e sezonit. Por, që nga enjtja e kaluar deri në mbrëmjen e sotme të së hënës, Vllaznia ndëshkohet me dy humbje, të cilat i japin një goditje të fortë.

Pas humbjes me Dinamon në “Loro Boriçi” duke u eleminuar në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, humbja e mbrëmjes së sotme në “Elbasan Arena” 3-1 me Elbasanin vendas vjen goditja tjetër, këtë ardhë për Kampionat.

Humbje kjo që i kushon  shumë Vllaznisë, pasi, ndërkohë që synimi i kuqebluve ishte shkëputja ndaj rivalëve në krye të klasifikimit për të shkuar në “Final 4” me avantazhin e pikëve të përgjysmuara, ndodhë e kundërta.

Me këtë humbje të sotme, Vllaznia ia dorëzon kreun e klasifikimit Elbasanit, i cili mbërrin në kuotën e 62 pikëve, duke zbritur në vendin e dytë me dy pikë më pak.

Megjithatë, këtë goditje të marrë në javën e 33-të, Vllaznia ka forca të rikuperojë në tre javët e mbetura të kampionatit për të rimarrë kreun dhe për të shkuar në “Final 4” me moral më të lartë dhe objektivin e deklaruar që në fillim të sezonit, fitimin e titullit kampion

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img