Alban Xhaferi, njihet si një njeri që nuk e përfshin euforia, por as edhe paniku, gjë që e ka treguar edhe herë të tjera kur është shfaqur me postimet e tij koduese në rrjetet soaliae.
I tillë ishte edhe ai i publikuar pasditen e sotme, ku një ditë pas humbjes në transfertën elbasanase, kreu i klubit kuqeblu përcjell një mesazh optimizmi në adresës së skuadrës si dhe tifozërisë shkodrane, me besim të plotë se familja e madhe kuqeblu do t’ia dalë në fitimin e titullit kampion.
Postimi i presidentit të KF Vllaznia, Alban Xhaferi
DISA FESTOJNË PARA KOHE…
…sepse nuk janë mësuar të jenë në krye.
Ne ❤️💙 dimë të presim…
dhe të godasim në momentin e duhur.
Sepse kjo është një skuadër që ngrihet.
Një qytet që nuk thyhet.
Dhe një rrugë që na çon drejt kreut 🤝
Me ndihmën e Zotit… deri në fund ⚽️🥇
#Besojmë #ForcaVllaznia 🔴🔵


