Nesër mbahet Kongresi i 76-të i FIFA-s në Vancouver, FSHF përfaqësohet nga Presidenti Armand Duka

Lexo

- Reklamë -spot_img

Federata Shqiptare e Futbollit do të marrë pjesë në një nga ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror, Kongresin e 76-të të FIFA-s, i cili do të zhvillohet nesër, më 30 prill 2026 në Vancouver, Kanada. Në këtë event me rëndësi të veçantë për vendimmarrjen globale të futbollit, FSHF do të përfaqësohet nga Presidenti Armand Duka.

Kongresi do të mbledhë përfaqësuesit e të 211 federatave anëtare dhe përbën platformën më të lartë vendimmarrëse të futbollit ndërkombëtar. Kanadaja e pret këtë aktivitet për herë të dytë në histori, pas organizimit të tij në Montreal në vitin 1976.

Punimet do të zhvillohen në Vancouver Convention Centre, ku në fokus do të jenë çështje të rëndësishme për zhvillimin e futbollit në nivel global. Axhenda përfshin raportin vjetor të FIFA-s, analizën e aktiviteteve dhe pasqyrave financiare për vitin 2025, si dhe miratimin e buxheteve për ciklin 2027 deri në 2030.

Në vijim do të trajtohen edhe tema të tjera të rëndësishme, si zgjedhjet në strukturat e FIFA-s, propozimet e federatave anëtare dhe përditësimet mbi iniciativën globale kundër racizmit.

Pjesëmarrja e FSHF-së në këtë Kongres konfirmon angazhimin për të qenë pjesë aktive e proceseve vendimmarrëse ndërkombëtare, ndërsa futbolli shqiptar do të përfaqësohet në këtë forum të nivelit më të lartë nga Presidenti Armand Duka.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Dinamo hedh një hap të madh drejt finales së “Final-Four” pasi mposhti 2-0 Vllazninë në ndeshjen e parë mes dy skuadrave

Vllaznia-Dinamo 0-2 Golat:Malomo 77,Xhejms 94 Vllaznia:Pohls,Gurishta,Gjini,Bajrami,Mala(Tafili 81),Krymi,Qato(Sala 77),Kallaku(Dros 77),Jago,Murataj(Balaj 59),Balaj Trajner:Edi Martini Dinamo:Kiri,Ismaili,Dita(Gudjabi 46),Aliji,Loran(Berisha 46),Beqja(Meksi 90),Malomo,Qardaku(Xhejms 77),Vila,Guindo(Mustafa 83),Nani Trajner:Renaldo Kalari Gjyqtarë:Florjan Lata(Durrës),Ilir Tartaraj(Fier),Erind...
- Advertisement -spot_img