Alban Xhaferi, mesazh optimizmi për skuadrën dhe tifozërinë kuqeblu pas humbjes në Elbasan: “Disa festojnë para kohe… jemi një skuadër që ngrihet, një qytet që nuk thyhet, dhe një rrugë që na çon drejt kreut. Me ndihmën e Zotit… deri në fund

Lexo

- Reklamë -spot_img

Alban Xhaferi, njihet si një njeri që nuk e përfshin euforia, por as edhe paniku, gjë që e ka treguar edhe herë të tjera kur është shfaqur me postimet e tij koduese në rrjetet soaliae.

I tillë ishte edhe ai i publikuar pasditen e sotme, ku një ditë pas humbjes në transfertën elbasanase, kreu i klubit kuqeblu përcjell një mesazh optimizmi në adresës së skuadrës si dhe tifozërisë shkodrane, me besim të plotë se familja e madhe kuqeblu do t’ia dalë në fitimin e titullit kampion.

Postimi i presidentit të KF Vllaznia, Alban Xhaferi

DISA FESTOJNË PARA KOHE…

…sepse nuk janë mësuar të jenë në krye.

Ne ️💙 dimë të presim…

dhe të godasim në momentin e duhur.

Sepse kjo është një skuadër që ngrihet.

Një qytet që nuk thyhet.

Dhe një rrugë që na çon drejt kreut 🤝

Me ndihmën e Zotit… deri në fund ⚽️🥇

#Besojmë #ForcaVllaznia 🔴🔵

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img