Rotacion i thellë dhe dominim i plotë, Luftëtari kalon lehtësisht Pogradecin. Përqendrimi te përballja me Sopotin, një duel që do të vendosë fatin e sezonit për Luftëtarin

Lexo

- Reklamë -spot_img

Fitore e pastër 3-0 për Luftëtarin në stadiumin stadiumin “Gjirokastra” në një sfidë ku trajneri Neritan Novi i dha hapësirë lojtarëve që kishin mar më pak minuta gjatë kampionatit.

Pavarësisht ndryshimeve në formacion gjirokastritët treguan seriozitet maksimal dhe dominuan takimin nga fillimi deri në fund.

Goli i parë erdhi në minutën e 25-të me sulmuesin Lukas që shfrytëzoi një moment të mirë për të kaluar në avantazh Luftëtarin.

Vetëm tetë minuta më pas në të 33-tën Budo dyfishoi shifrat,duke i dhënë drejtim të qartë ndeshjes që në pjesën e parë.

Në fraksionin e dytë Luftëtari vijoi të kontrollonte lojën,ndërsa në minutën e 68-të Nianguila vulosi përfundimisht rezultatin në 3-0 duke konkretizuar epërsinë e skuadrës së tij.

Nga ana tjetër Pogradeci u paraqit pothuajse me një ekip të përbërë nga lojtarë të rinj,duke mos arritur të rivalizojë me vendasit në asnjë moment të takimit.

Diferenca në eksperiencë dhe ritëm u reflektua qartë në fushë,me miqtë që patën pak mundësi për të rrezikuar portën kundërshtare.

Një ndeshje që shërbeu më shumë për të testuar elementë të rinj dhe për të dhënë minuta për lojtarët më pak të aktivizuar,por që në fund konfirmoi epërsinë dhe seriozitetin e Luftëtarit.

Pas kësaj fitore bindëse Luftëtari e mbyll me moral të lartë këtë fazë dhe tashmë kthen vëmendjen te sfida vendimtare e fazës “Play-Out” ndaj Sopotit.

Triumfi 3-0 ndaj Pogradeci i arritur me një formacion të alternuar dhe me hapësira për lojtarët që kishin pasur më pak minuta gjatë sezonit,shërben si një shtysë e rëndësishme psikologjike për gjirokastritët.

Luftëtari tregoi se ka alternativa në përbërje dhe një gjendje të mirë fizike në prag të ndeshjes më të rëndësishme të sezonit.

Tashmë gjithçka përqendrohet te përballja me Sopotin, një duel që do të vendosë fatin e sezonit për Luftëtarin.

Një ndeshje ku gabimet nuk falen dhe ku përvoja mund të bëjë diferencën,ndërsa gjirokastritët do të synojnë të konfirmojnë superioritetin dhe të sigurojnë qëndrimin në kategorinë e parë.

Nga ana tjetër Sopoti pritet të jetë një kundërshtar i motivuar maksimalisht, duke e kthyer këtë përballje në një betejë të fortë sportive.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img