Ndërkohë që në futboll Flamurtari po kalon momente të vështira duke rrezikuar seriozisht rënien nga Kategoria Superiore, për tifozërinë vlonjate ka lajme të mira nga basketbolli ku ekipi i femrave është shpallur kampion i Shqipërisë.
Një sukses që ka brenda edhe kontributin e padiskutueshëm të basketbollistesh së talentuar shkodrane, Bernada Reshpja, e cila për të dytin vitë me radhë është titullare e ekipit kampion Flamurtari.
Një gjë e tillë ka ndodhur mbrëmjen e së martes në pallatin e sportit “Flamurtari” të Vlorës, aty ku basketbollistet vlonjate mposhten 76-55 Partizanin, fitore kjo e treta radhazi të fazës Play që i shpalli kampione të Shqipërisë në basketboll për vajza për sezonin 2025-2026.
Fitorja e finales së tretë u shoqërua me fitoren e periodës së parë me rezultatin 17-6. Partizani mundohet të reagojë dhe fiton periodën e dytë 23-22. Vlonjatet fitojnë periodën e tretë me rezultatin e thellë 18-9 dhe periodën e katërt 19-17 duke e mbyllur të gjithë ndeshjen me fitore me rezultatin 76-55.
Në mbyllje të krejt ndeshjes, pallati i sportity “Flamurtari” është pushtuar nga atmosfera festive ku gjatë ceremonisë së rastit, Flamurtari në basketboll femra ka marr në dorëzim trofeun e kampionatit.


