NJOFTIM ZYRTAR
KF.Shkodra takim me Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, z. Armand Duka
Drejtuesit e KF.Shkodra, Florenc Marku dhe Taip Piraniqi, zhvilluan një takim zyrtar me Presidentin e Federates Shqiptare te Futbollit, z. Armand Duka, ku u diskutua mbi zhvillimin e futbollit të moshave dhe bashkëpunimin e mëtejshëm institucional.

Gjatë takimit u vlerësua veçanërisht mbështetja e Federates Shqiptare te Futbollit përmes projekteve “Topi im” dhe “Uniforma ime”.
KF.Shkodra shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e veçantë për kontributin e vazhdueshëm të z. Armand Duka në zhvillimin e futbollit të të rinjve në Shqipëri.
Në kuadër të këtij takimi u diskutua gjithashtu edhe 30-vjetori i KF.Shkodra, ku Presidenti Duka e mirëpriti ftesën për të qenë pjesë e këtij jubileu të rëndësishëm.


