Sot në orën 16:00 zhvillohen pesë ndeshje të rëndësishme në Abisnet Superiore, me një përballje që spikat mbi të tjerat Tirana-Vllaznia.
Kjo sfidë pritet të jetë më e ndezura e ditës,duke parë historinë dhe rivalitetin historik mes dy skuadrave si dhe objektivat që kan në këtë fazë të kampionatit.
Tirana kërkon të përfitojë nga faktori fushë,ndërsa Vllaznia synon të mar pikë të rëndësishme në transfertë.
Ndërkohë edhe ndeshjet e tjera premtojnë spektakël dhe rivalitet.
- Flamurtari-Teuta
- Egnatia-Partizani
- Bylis-Elbasani
- Dinamo-Vora
Të gjitha këto përballje kan rëndësi të veçantë si për luftën për titull ashtu edhe për mbijetesën,duke e bërë këtë javë një nga më vendimtaret e sezonit.
Situata në tabelën e klasifikimit.
Situata në Abisnet Superiore është bërë shumë e tensionuar dhe çdo pikë tashmë ka peshë të madhe,si për mbijetesën ashtu edhe për objektivat e kreut.
Në zonën e mbijetesës, skuadra si Flamurtari,Tirana,Bylis,Vora dhe Teuta jan në një garë të ashpër për të shmangur rënien.
Çdo hap fals mund të kushtojë shumë,ndaj pritet që këto ekipe të luajnë me intensitet maksimal dhe presion të madh.
Nga ana tjetër në luftën për “Final Four” Dinamo dhe Partizani synojnë të sigurojnë vendin në katërshen e parë.
Për këto skuadra çdo fitore është jetike për të qëndruar në garë dhe për të mbajtur ritmin me rivalët direkt.
Kjo e bën javën aktuale një nga më vendimtaret e sezonit ku për disa skuadra është jetë a vdekje për mbijetesë,ndërsa për disa të tjera është shansi për të vazhduar ëndrrën drejt titullit.
Fatos LAMAJ


