Atleti i talentuar shkodran Izmir Smajlaj do të jetë pjesë e ekipit Olimpik shqiptar për në “Tokyo 2020”. Një gjë të tillë e ka konfirmuar zyrtarisht mbrëmjen e sotme Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar përmes publikimit në rrjetin social.
“TOKYO TEAM ALB
Zyrtarizohet edhe nje sportist tjeter ne ekipin Olimpik shqiptar qe kane marr ftese per ne Tokyo 2020
IZMIR SMAJLAJ
ATLETIKE
Kercim se gjati
Komentoni dhe shperndajeni qe ta mbeshtesim sa me shume kampionin tone per te besuar ne endrren Olimpike ”, shkruhet në faqen zyrtare të KOKSH-it.
Rreth një muaj nga starti i Lojrave Opimpike të Tokios, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka gati listën e sportistëve të miratuar për të qënë pjesë e këtij evinti kaq të rëndësishëm ndërkombëtar. Kështu në sportin e atletikës, të mirënjohurës Luiza Gega të konfirmuar më herët, i shtohet edhe kampioni dhe rekordmeni i disiplinës së kërcimeve Izmir Smajlaj. Ndërkohë që së bashku me dyshen e atletikës, do të jenë edhe 2 sportistë nga noti, 2 nga peshëngritja, si dhe nga 1 në sportin e gjimnastikës dhe qitjes.