Përfundon Turneu i Përfaqësueseve Rajonale për vajza, Tirana shpallet kampione pas finales ndaj Fierit

Lexo

- Reklamë -spot_img

Në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë u zhvilluan ndeshjet gjysmëfinale dhe finalja e “Turneut të Përfaqësueseve Rajonale Vajza” për grupmoshat 2012, 2013 dhe 2014, një aktivitet i organizuar nga Federata e Futbollit në kuadër të programit të zhvillimit të futbollit të vajzave.

Finalistet e Grupeve A dhe B dhuruan ndeshje shumë të bukura, me rivalitet sportiv, ritëm dhe entuziazëm në fushë. Të gjitha ekipet treguan përkushtim maksimal gjatë takimeve, ndërsa atmosfera pozitive dhe energjia e vajzave e kthyen këtë aktivitet në një festë të vërtetë të futbollit.

Në gjysmëfinalen e parë, Përfaqësuesja Rajonale e Fierit triumfoi 3-1 ndaj Korçës, ndërsa Tirana fitoi 2-0 përballë Elbasanit në gjysmëfinalen e dytë.

Rezultatet:

Gjysmëfinale 1: Fieri-Korça 3-1

Gjysmëfinale 2: Tirana-Elbasani 2-0

Në ndeshjen për vendin e tretë, Elbasani mposhti Korçën me rezultatin minimal 1-0, duke siguruar vendin e tretë në turne.

Ndeshja për vendin 3/4:

Korça-Elbasani 0-1

Finalja mes Tiranës dhe Fierit ishte spektakolare dhe shumë e luftuar deri në fund. Përfaqësuesja Rajonale e Tiranës arriti të fitojë me rezultatin 3-2, duke u shpallur kampione e turneut.

 

Finalja:

Tirana-Fieri 3-2

Renditja përfundimtare:

Vendi i parë: Tirana

Vendi i dytë: Fieri

Vendi i tretë: Elbasani

Vendi i katërt: Korça

Ky turne ishte një tjetër hap i rëndësishëm në promovimin dhe zhvillimin e futbollit të vajzave në Shqipëri, duke i dhënë mundësi talenteve të reja të tregojnë potencialin e tyre dhe të fitojnë eksperiencë konkurruese në një ambient profesional dhe motivues.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img