Penalltitë rrëzojnë nga Kategoria e Parë, Luftëtarin dhe Kukësin. Ngjiten në të parën Sopoti dhe Bylis B(Play-Out)

Lexo

- Reklamë -spot_img

Janë zhvilluar këtë të premte ndeshjet play-out të kampionatit “Kategoria e Parë”, që përcaktuan skuadrat që do të garojnë sezonin e ardhshëm në këtë kategori.

Në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës, sfida mes AF Luftëtarit dhe Sopotit u mbyll në barazim 1-1 në kohën e rregullt, ndërsa skuadra e Sopotit triumfoi në goditjet e penalltive me rezultatin 4-2, duke siguruar ngjitjen në Kategorinë e Parë për edicionin e ardhshëm.

Po me të njëjtin skenar u mbyll edhe takimi i zhvilluar në stadiumin e Vorës mes Kukësit dhe Bylis B. Koha e rregullt përfundoi 1-1, ndërsa Bylis B fitoi 5-4 nga pika e bardhë e penalltisë, duke siguruar gjithashtu ngjitjen në Kategorinë e Parë.

Pas përfundimit të fazës play-out, Sopoti dhe Bylis B do të jenë pjesë e Kategorisë së Parë sezonin e ardhshëm, ndërsa AF Luftëtari dhe Kukësi do të zbresin në Kategorinë e Dytë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img