(Video) BOKS-“Tërbuni Boks”, shkëlqen në Kampionatin Kombëtar të Boksit për moshat U15. Biordi Çekini kampion në peshën 46 kg dhe shpallet boksieri më i mirë i aktivitetit. Roald Mehilli, nënkampion në peshën 60 kg

Lexo

- Reklamë -spot_img

Boksierët e ekipit “Tërbuni Boks” kanë bërë një përfaqësim shumë të mirë në Kampionatin Kombëtar të Boksit për moshat U15, i cili u zhvillua për tre ditë me radhë në qytetin e Fierit.

Ekipi i drejtuar nga vëllezërit, Klaudio dhe Emiliano Çekini e mbylli këtë aktivitet në mënyrë të shkëlqyer, duke realizuar objektivat e vendosura para nisjes së kampionatit. Me dy finalistë, Tërbuni Boks, arriti të shpallë kampion kombëtar në peshën 46 kg boksierin Biordi Çekini, ndërsa Roald Mehilli u shpall nënkampion kombëtar në peshën 60 kg.

Synimi kryesor i ekipit ishte që boksieri i talentuar Biordi Çekini, i cili vinte në këtë aktivitet pas një përvoje pozitive në Kampionatin Europian të Boksit, të konfirmonte nivelin e tij dhe të bënte diferencën ndaj kundërshtarëve vendas, duke pasur parasysh pritshmëritë dhe potencialin që ai të arrijë nivele ndërkombëtare.

Dhe kështu ndodhi. Në dy ndeshjet e zhvilluara gjatë kampionatit, ai arriti t’i mbyllë të dyja me TKO në raundin e parë, duke dominuar plotësisht përballjet e tij.

Në ceremoninë përmbyllëse të kampionatit, Biordi Çekini u vlerësua nga kryegjyqtaria si boksieri më i mirë i Shqipërisë për këtë grupmoshë, një vlerësim që konfirmon formën e tij të shkëlqyer dhe rrit besimin se me punë, përkushtim dhe mbështetje, objektivi për të fituar medalje ndërkombëtare në Kampionatin Europian të këtij viti është plotësisht i arritshëm.

Me paraqitjet e shkëlqyera të dy boksierëve të tyre të talentuar, Biordi Çekini, ndërsa Roald Mehilli, stafi teknik me dyshen e trajerëve Klaudio dhe Emiliano Çekini, tregoi edhe një herë se me përkushtim dhe profesionalizëm vazhdon të nxjerrë për të disatën herë radhazi boksierin më të mirë të aktivitetit.

Ndërkohë, në prononciimn e dhënë për Veriu Sport, trajnerët Çekini, falënderojnë Bashkinë Pukë dhe personalisht kryetarin Rrok Dodaj për mbështetjen e vazhdueshme në pjesëmarrjen e ekipit në aktivitete të tilla sportive.

 (Video) Pamje nga ndeshja finale e kampionit Biordi Çekini në Kampionatin Kombëtar të Boksit për moshat U15, zhvilluar në Fier.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img